image Egjipti eliminohet nga Argjentina, Salah kritikon ashpër gjykimin

Futboll

Egjipti eliminohet nga Argjentina, Salah kritikon ashpër gjykimin

news image

Kapiteni i Egjiptit, Mohamed Salah, ka reaguar pas eliminimit të skuadrës së tij nga Argjentina në fazën e 16-shes së Kupës së Botës, duke shprehur pakënaqësi të madhe ndaj vendimeve të gjyqtarëve.

Egjiptianët u mposhtën me rezultat 3-2 nga kampionia në fuqi e botës, Argjentina, në një përballje dramatike ku humbën avantazhin prej dy golash dhe pësuan përmbysje në pjesën e dytë.

Pas sfidës së zhvilluar në Atlanta, Salah deklaroi se ekipi i tij kishte dhënë maksimumin, por sipas tij, disa vendime të arbitrimit ndikuan në rrjedhën e takimit.

“Ne dhamë gjithçka që kishim, por kur gjyqtarët vazhdimisht shkojnë kundër teje, bëhet e pamundur të konkurrosh“, u shpreh kapiteni egjiptian.

Sulmuesi i njohur theksoi se nuk dëshiron ta përdorë gjykimin si arsye për humbjen, por insistoi se disa momente gjatë ndeshjes ishin të qarta.

“Nuk po kërkoj justifikime, por të gjithë ata që po shikonin mund të shihnin se çfarë ndodhi. Në këtë nivel, mbi të gjitha pret drejtësi”, shtoi Salah.

Ylli i Egjiptit la të kuptohet gjithashtu se kishte përshtypjen që Argjentina kishte një trajtim më të favorshëm gjatë përballjes.

“Në vend të kësaj, dukej sikur ata tashmë i kishin të preferuarit e tyre. E gjithë bota e pa këtë sot, dhe kjo është e gjitha që do të them“, përfundoi ai.

Pas këtij suksesi, Argjentina kaloi në çerekfinale të Kupës së Botës, ndërsa Egjipti u eliminua nga gara pas një paraqitjeje të vlerësuar si historike në këtë turne.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/