image Edhe sot vazhdon testimi i qarkores njëdrejtimëshe në Prishtinë

Siguri

Edhe sot vazhdon testimi i qarkores njëdrejtimëshe në Prishtinë

news image

Edhe sot do të vazhdojë testimi i qarkores njëdrejtimëshe në Prishtinë, gjë e cila ndodhi edhe gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Dje ky vendim i Komunës së Prishtinës ka krijuar kolona të gjata të automjeteve.

Rrugët që janë kthyer njëdrejtimëshe janë rruga “Agim Ramadani” që nga semaforët pranë ish-mensës së Studentëve, rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia, rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE dhe rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore.

/GazetaSinjali/