Po vazhdojnë temperaturat me diell, edhe në ditën e dhjetë të shtatorit.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 dhe 29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.