Edhe sot mbi në Kosovë do të mbajë mot jostabil, me zhvillime të shtrëngatave me shi.
Gjatë orës së fundit mbi vend po shtrihet fronti i ftohtë i vorbullës ciklonike që po kalon nga rajoni ynë. Në Prishtinë temperaturat kanë pësuar rënie për 10C, e tashmë po frynë erë e ftohtë veriore me hove deri në 15m/s (54km/h), bën të ditur Prishtina Weather.
“Ndërkohë në rajonin e Prizrenit gjatë orës së shkuar u zhvillua një shtrëngatë e fuqishme dhe pati jozyrtarisht mbi 2000 shkarkime rrufesh, kjo sipas shënimeve të ëebsajtit blitzortung.com”, njofton shërbimi i meteorologjisë.
Sipas Prishtina Weather, pas shtrirjes së frontit të ftohtë mbi vend, gjatë natës do të vazhdojnë të reshurat e shiut, me intenzitet më të ulët dhe nëpër lokalitete, derisa potenciali për shtrëngata do të shuhet./GazetaSinjali/