image Edhe Arbër Vokrri dorëhiqet nga pozita e asamblistit të LVV-së në Prishtinë

Politikë

Edhe Arbër Vokrri dorëhiqet nga pozita e asamblistit të LVV-së në Prishtinë

news image

Asamblisti i LVV-së në Prishtinë, i cili aktualisht mban pozitën edhe të zëvendësministrit në ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, në seancën e kuvendit komunal, njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

“Ky është adresimi im i fundit prej këtij Kuvendi Komunal. Kam vendosur të jap dorëheqje. Dua të shpreh me këtë rast falënderimin tim të thellë për gjithë votuesit për besimin e dhënë si dhe për gjithë punën e bërë bashkë”, tregoi ai gjatë seancës së Kuvendit.

Mes tjerash, ai shpjegoi se do vazhdojë punën në pozitën e zëvendësministrit në MAPL, dikaster ky i cili drejtohet nga ministri Elbert Krasniqi.

Përveç Vokrrit, edhe anëtarja e Kuvendit Komunal nga radhët e LVV-në Prishtinë, Rita Zeqiri, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Në seancën e Kuvendit Komunal u bë e ditur se dorëheqja e saj është bërë për arsye personale.

/GazetaSinjali/