image E turpshme: Nipi rrah gjyshen në Gjakovë, i shkakton lëndime trupore

Siguri

E turpshme: Nipi rrah gjyshen në Gjakovë, i shkakton lëndime trupore

news image

Në rrugën “Hajdar Salihu” në Gjakovë, dje rreth orës 11:00, është arrestuar një person, pasi që i njëjti e ka keqtrajtuar gjyshen e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas sinjalizuesve të Gazetës Sinjali, viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga nipi i saj.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, i cili ka thënë se viktimës i është ofruar dërgimi në shtëpi të sigurt, mirëpo e njëjta ka refuzuar dhe ka shkuar në shtëpinë e saj.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës bën të ditur për Gazetën Sinjali se i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, si dhe është intervistuar, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

/Gazeta Sinjali/