image E turpshme/ I riu dëmton shenjat e komunikacionit në Ferizaj, publikon vetë pamjet

Sinjalizime

E turpshme/ I riu dëmton shenjat e komunikacionit në Ferizaj, publikon vetë pamjet

news image

Shenjat e komunikacionit në disa pjesë të Ferizajt janë dëmtuar qëllimisht nga një i ri, i cili ka publikuar vetë pamjet.

Në disa video në Tik Tok, ai shihet se si godet një shenjë ‘STOP’ duke e lëvizur nga vendi, e madje duke u krenuar me këtë gjest të turpshëm.

Emri i tij, sipas kësaj llogarie në Tik Tok është Florent, i cili siç duket është merakli i dëmtimit të shenjave të komunikacionit.

Video e publikuar në Tik Tok para 15 orëve
Video e publikuar në Tik Tok para 2 ditësh.

/GazetaSinjali/