image E tmerrshme: Disa të rritur në Prishtinë i ndjekin dhe tentojnë t'i sulmojnë dy fëmijë

Siguri

E tmerrshme: Disa të rritur në Prishtinë i ndjekin dhe tentojnë t’i sulmojnë dy fëmijë

news image

Mbrëmë në rrugën “Ali Kelmendi” në Prishtinë, Policia ka pranuar informata për një rrahje, por në momentin kur ka arritur në vendin e ngjarjes, policët e kanë kuptuar se kanë të bëjnë me diçka tjetër.

Zyrtarët policorë, në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy fëmijë, 9 dhe 10 vjeç, të cilët kanë thënë se derisa ishin duke luajtur afër banesës ku jetojnë, janë ndjekur nga disa persona të moshës madhore.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se të dyshuarit kishin tentuar t’i sulmojnë fëmijët, por në atë moment, kanë reaguar prindërit e fëmijëve dhe të njëjtit kanë tentuar t’i kapin por të dyshuarit kanë ikur.

Siç mëson Sinjali, në vendngjarje është shkaktuar tollovi, pasi aty afër është një lokal dhe në terasën e tij ishin demoluar disa karrige dhe ishin thyer gotat që kanë qenë mbi tavolina.

Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa fëmijët kanë shkuar në banesat e tyre, të cilët janë shqetësuar, mirëpo nuk kanë pasur ndonjë lëndim trupor.

Sinjali mëson se prindërit e fëmijëve janë intervistuar, ndërkaq hetuesia e ka ekzaminuar vendin e ngjarjes.

/GazetaSinjali/