image E shfrytëzoi seksualisht një vajzë me premtimin se do të martohej me të, arrestohet një burrë në Gjakovë

Siguri

E shfrytëzoi seksualisht një vajzë me premtimin se do të martohej me të, arrestohet një burrë në Gjakovë

news image

Mbrëmë rreth orës 21:00 në fshatin Brekoc të Gjakovës është arrestuar një burrë, i cili dyshohet se ka shfrytëzuar seksualisht një vajzë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, ai i kishte premtuar asaj se do të martohej me të.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shfrytëzuar seksualisht viktimën femër kosovare me premtimin se me të njëjtën do të martohej. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/