image E rrëmben borxhliun në Fushë Kosovë për ta rrahur me 7 persona të tjerë në Prishtinë

Siguri

E rrëmben borxhliun në Fushë Kosovë për ta rrahur me 7 persona të tjerë në Prishtinë

news image

Një person dyshohet se e ka rrëmbyer një person tjetër në Fushë Kosovë, të cilin policia thotë se e ka dërguar në një lokal në Prishtinë, ku është rrahur nga 7 persona të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe dyshohet se motivi i rrëmbimit të jetë një borxh që viktima u ka të dyshuarve.

“Fushë Kosovë, 10.10.2020-14:00. Viktima mashkull/kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull/kosovar me forcë e ka futur në veturë dhe e ka dërguar në një lokal në Prishtine ku aty është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga shtatë persona të tjerë të cilët më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa motivi i rasti dyshohet të jetë një borxh që viktima u ka të dyshuarve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/