image E rëndë: Burri në Rahovec ushtron dhunë ndaj gruas së tij shtatzënë, përfundon në pranga
[wp-story id="814678"]

Siguri

E rëndë: Burri në Rahovec ushtron dhunë ndaj gruas së tij shtatzënë, përfundon në pranga

news image

Dhuna në familja vazhdon të mbetet një ndër dukuritë më shqetësuese në vend, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Ato madje nuk ‘kursehen’ nga sulmet as gjatë muajve të shtatzënisë, duke qenë kështu në rrezik të madh, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i rëndë ka ndodhur së fundi në një familje në fshatin Pastasel të Rahovecit, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është 8-muajshe shtatzënë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti nuk është denoncuar menjëherë pasi që ka ndodhur, por vetëm pasi viktima ka shkuar te familja e saj në Mitrovicë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që të arrestojnë 35-vjeçari, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/