image "E nxori armën..."/ Producenti Jetmir Agaj rrëfen si i shkoi Fero në studio dhe e sulmoi

Siguri

“E nxori armën…”/ Producenti Jetmir Agaj rrëfen si i shkoi Fero në studio dhe e sulmoi

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi për sulmin që iu bë producentit kosovar, Jetmir Agajt, në studion e tij, nga reperi Feronit Shabani – Fero, bashkë me truprojën e tij, Bujar Ibishin. Fero dhe Ibishi tashmë janë shpallur në kërkim nga policia, ndërsa e gjithë ngjarja dyshohet se ndodhi për shkak të refuzimit të producentit Agaj për të bashkëpunuar me Feron.

Jetmir Agaj në një prononcim për Sinjalin ka rrëfyer ngjarjen që ndodhi në studion e tij dhe arsyet se pse u sulmua.

Ai tha se Fero i shkoi në studio dhe i tha se “pse nuk po më thirrë me punu bashkë”. E në momentin që Agaj ia ka kthyer se “kemi punë të tjera”, ai e ka goditur me armë në kokë, shkruan Sinjali.

Kam qenë në studio, duke punu me artista t’mi, edhe veç ka hy (Fero) në studio, edhe më tha “pse s’po më thirrë me punu”. I thash kemi punë tjera. Ai më tha une vi kur du, une i thash ndërro qasjen. Aty e nxori revolen e sigurimit tij, m’ka goditë në kokë. Edhe janë largu, kanë ikë nga studio. Më tha mos gabo me lajmëru këtë rast. Veç pse i kam thënë qe nuk të bëj këngë në studio. Edhe ma herët e kam refuzu. Unë jam menaxher i Azetit. Punojmë me emra të mëdhenj të estradës, si Kida, Ledri, Butrint Imeri, në “SBS Music Entertainment”. Me asnjë artist asnjëherë s’kemi pasur probleme”, tha Agaj për Sinjalin.

Ndërsa pas konfrontimit mes Feros e Jetmir Agajt, truproja i Feros mësohet se ia ka drejtuar armën nipit të Agajt duke i thënë “mos u afro se t’vraj“.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /Gazeta Sinjali/