image Rrahje masive në Prizren: 20-vjeçari dërgohet në gjendje të rëndë në spital, ndalohet një i dyshuar

Siguri

Rrahje masive në Prizren: 20-vjeçari dërgohet në gjendje të rëndë në spital, ndalohet një i dyshuar

news image

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e të shara kundrejt njëri-tjetrit. Në raste të caktuara, situata eskalon edhe në dhunë fizike mes tyre, duke u dashur me doemos ndërhyrja e Policisë për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e një rrahje masive që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën ‘Hamit Bojniku’ në Prizren, një i ri ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren kanë bërë me dije se 20-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë atje si pasojë e lëndimeve të rënda që mori nga goditjet.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Gjashtë personat e përfshirë në rast janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Me urdhër të prokurorit, vetëm njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/