image E mashtruan një grua duke ia marrë 4 mijë euro për vizë - Arrestohen dy të dyshuarit në Gjakovë

Siguri

E mashtruan një grua duke ia marrë 4 mijë euro për vizë – Arrestohen dy të dyshuarit në Gjakovë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje janë arrestuar dy persona në Gjakovë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Mashtrim”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë ata më 12 shkurt dyshohet se e kanë mashtruar një grua se do t’ia bëjnë vizën dhe për këtë ata ia kanë marrë 4 mijë euro asaj.

Të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/