image E diela në Itali mbyllet me derbin Napoli - Milan, Rrahmani kundër rossonerëve

Futboll

E diela në Itali mbyllet me derbin Napoli – Milan, Rrahmani kundër rossonerëve

news image

E diela në mbrëmje do të mbyllet me derbin e javës në Serie A. Përballen Napoli kundër Milani në stadiumin “Diego Armando Maradona” të Napolit, me fillim nga ora 20:45.

Rossonerët shpresojnë që të mos “penalizohen” nga arbitri i ndeshjës pasiqë kohëve të fundit ekipi Milanit pretendon që po dëmtohet nga gjyqtarët, ndërsa napolitanët kërkojnë tre pikë në mënyrë që tifozët vendas të ndahen të kënaqur.

Arbitri Orsato di Schhio drejton ndeshjen, me Preti dhe Gallantini si ndihmës të arbitrit dhe Valeri në VAR, i ndihmuar nga Vivenzi. Zyrtari i katërt: Camplone.

Që të dyja skuadrat hyjnë në fushë për tre pikë në mënyrë që t’ia rrëmbejnë kreun Interit e cila të premtën e “shkatrroi” Salernitana me rezultat 5:0.

Në ndeshje nga minuta e parë pritet të jetë kapitani i Kosovës, Amir Rrahmani përkrah Koulibalyt, ndërsa tek Milani fokusi do të jetë tek Rafael Leao i cili po shkëlqen në krahun e majtë së bashku me Theo Hernandez.

Napoli dhe Milan momentalisht ndodhen në pozitat 2 dhe 3 me nga 57 pikë.

/GazetaSinjaliSporti/