Maurizio Sarri rrezikon të ketë mungesë opsionesh në ndeshjen e tyre të ardhshme kundër Milanit të dielën pasi dhjetë lojtarë të Lazios munguan në seancën stërvitore të sotme në Formello.
“Biancocelesti” u stërvit sot, por disa nga lojtarët e tyre nuk morën pjesë.
Sipas ‘Calciomercato.com’, në seancën e sotme pasdite kanë munguar lojtarë si Thomas Strakosha, Marius Adamonis, Adam Marusic, Stefan Radu, Danilo Cataldi, Pedro, Raul Moro, Patric, Sergej Milinkovic-Savic dhe Luiz Felipe, transmeton Sinjali Sport.
Seanca e mëngjesit ishte anuluar për arsye të paspecifikuara. Sipas raportit, Milinkovic-Savic është me grip, ndërsa arsyet e mungesës së shokëve të tij nuk janë bërë të ditura.
Lazio pret Milanin në Stadio Olimpico të dielën mbrëma. Pas seancës së sotme stërvitore, Lazio ka lëshuar një deklaratë zyrtare, por nuk ka përmendur se ata dhjetë lojtarë nuk kanë marrë pjesë.