image E akuzuan për fshirjen e kryqit, Capital T rregullon gabimin në klipin “Buzëqeshje”

Bota e Yjeve

E akuzuan për fshirjen e kryqit, Capital T rregullon gabimin në klipin “Buzëqeshje”

news image

Kënga ‘Buzëqeshje’ e reperit Capital-T e realizuar së fundmi ka shkaktuar mjaft reagime te publiku.

Arsyeja e këtyre reagimve ishte sepse ndjekësit vunë re se në skenën xhiruar në Katedralen në Shkodër, mungonte kryqi.

Komentet ishin të shumta dhe negative duke pretenduar se veprimi ishte i qëllimshëm nga ana e reperit të njohur.

Mirëpo, Kapo sot ka bërë një postim në Instastory duke treguar se gabimi është rregulluar dhe ka kërkuar sërish falje.

“Klipi ‘Buzëqeshje’ osht kthy në versionin origjinal të tij pa gabime edhe është me kryqin n’vend vet. Edhe niher kërkoj falje për krejt situatën e krijuar. Shumë respekt e dashni për krejt shqiptarët e mi anë e mbanë botës pa dallime fetae apo t’asni lloji. Shijojeni kangën. Ju don Kapo”, ka shkruar artisti./GazetaSinjali/