Inter ka zhbllokuar rezultatin ndaj Shakhtarit, transmeton Sinjali Sport.
Nerazzurri pas shumë tentimeve ka arritur që të kalojë në epërsi ndaj ukrainasve, 1-0.
Skuadra italiane doli në avantazh fal golit të Edin Dzekos, që me një goditje të fuqishme e mposhti portierin mysafir.
Pas pesë minutave, vendasit dyfishuan rezultatin në 2-0.
Boshnjaku, Dzeko, sërish realizoi për Interin, duke e thelluar epërsinë e skuadrës.