image Dyshohet se ngacmoi seksualisht një familjare të tij, arrestohet një person në Prishtinë

Siguri

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një familjare të tij, arrestohet një person në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Dhunë familjare & Ngacmim seksual”, dje në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

I arrestuari dyshohet se më 31 gusht të këtij viti ka ngacmuar seksualisht një familjare të tij, e cila e ka denoncuar rastin dje në polici.

Policia njofton se hetimet për zbardhjen e këtij rasti janë duke vazhduar./Gazeta Sinjali/