image Dyshohet për një mjet shpërthyes në dalje të Prishtinës

Kosovë

Siguri/ Dyshohet për një mjet shpërthyes në dalje të Prishtinës

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për kolona të gjatë të cilat janë krijuar në dalje të Prishtinës, drejtimi për Fushë Kosovës.

Sipas zëdhënëses së policisë për rajonin e Prishtinës, këto kolona janë formuar pas bllokimit të asaj pjesë, për shkak se policia ka informacione për një mjet shpërthyes në atë pjesë.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një mjet shpërthyes në atë zonë. Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njesitet e nevojshme policore”, tha Ahmeti për Gazetën Sinjali.

Zëdhënësja e policisë njoftoi se rruga për qarkullim do të lirohet pas përfundimt të ekzaminimeve nga njësitet kompetente./Gazeta Sinjali/