image Dyshohet për mjet shpërthyes në Ferizaj, intervenon Policia

Siguri

Dyshohet për mjet shpërthyes në Ferizaj, intervenon Policia

news image

Është raportuar se dje, në fshatin Greme të Ferizajt, një person derisa ishte duke punuar ka hasur në një mjet për të cilin kishte dyshime se është shpërthyes, raporton Gazeta Sinjali.

Personi që ishte në vendin e ngjarjes, siç njofton Policia përmes raportit, rreth orës 12:00 menjëherë ka lajmëruar Policinë, dhe pas raportimit Policia ka siguruar vendin e ngjarjes.

Njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar pa ndonjë incident. /Gazeta Sinjali/