image Dyshimet për tradhti: Prishtinasi ushtron dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ajo e denoncon në Polici

Siguri

Dyshimet për tradhti: Prishtinasi ushtron dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ajo e denoncon në Polici

news image

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familjes, për fat të keq është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste të dhunës në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në kryeqytet, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj në Polici për dhunë në familje.

Sinjali mëson se 50-vjeçari dyshohet se tash e një kohë ushtron dhunë psikike e fizike ndaj bashkëshortes së tij, për të cilën ka dyshime se po e tradhton me një burrë tjetër.

E lodhur nga dhuna sistematike, 51-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku para hetuesve policorë ka rrëfyer në detaje gjithë atë se çfarë po ndodhë me të dyshuarin.

Burri është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/