image Dy vajza nga Ferizaj të zhdukura që nga gushti, nëna e tyre i raporton në polici

Siguri

Dy vajza nga Ferizaj të zhdukura që nga gushti, nëna e tyre i raporton në polici

news image

Një grua nga Ferizaj ka raportuar në polici se prej gushtit 2020, i janë zhdukur dy vajzat e saj, njëra prej tyre e mitur, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, të cilët njoftojnë se nëna e vajzave në polici ka treguar se me ato (vajzat) kishte komunikuar përmes telefonit dhe në rrjete sociale deri para disa ditëve, të cilat i kishin thënë se janë duke jetuar në Prishtinë. Por, tani e ka humbur kontaktin me to.

Rasti po vazhdon të hetohet. /Gazeta Sinjali/