image Dy të rinj thyejnë aparatin e kafesë në Prishtinë dhe i marrin paratë, arrestohen

Siguri

Dy të rinj thyejnë aparatin e kafesë në Prishtinë dhe i marrin paratë, arrestohen

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar në flagrancë dy persona, pasi që të njëjtit rreth orës 03:30 dyshohet se kanë kryer vjedhje të rëndë, shkruan Gazeta Sinjali.

Personat dyshohet se kanë dëmtuar një aparat kafeje dhe kanë tentuar t’i marrin parat nga aty. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Personat e arrestuar janë L.H., 19-vjeçar dhe Xh.S., 17-vjeçar, të cilëve policia iu ka gjetur dhe sekuestruar një shumë të parave.

Personi me inicialet L.H. është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali/

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.