image Dy të rinj sillen me Range-in pa targa nëpër Prishtinë, Policia u gjen thikë e shkop bejsbolli

Siguri

Dy të rinj sillen me Range-in pa targa nëpër Prishtinë, Policia u gjen thikë e shkop bejsbolli

news image

Në mesditën e sotme, Policia e Kosovës ka ndaluar dy të rinj të dyshuar në rrugën “Selami Pulaha” në Prishtinë. Ata ishin në një veturë të tipit “Rover” e cila nuk posedonte targa, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se atyre u është gjetur një shkop besjbolli dhe një thikë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kujdestar për krime të rënda dhe ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Siç mëson Sinjali, gjësendet janë sekuestruar dhe hetimet vazhdojnë.

/GazetaSinjali/