image Dy të rinj në Prishtinë kapen me drogë e 5 mijë euro

Siguri

Dy të rinj në Prishtinë kapen me drogë e 5 mijë euro

news image

Sot rreth orës 11:30, në rrugën “Flaka e Janarit” në Prishtinë, njësitë policore i kanë ndaluar dy persona, një 23 vjeç dhe tjetri 21 vjeç.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë njoftuar se gjatë kontrollit, njërit prej tyre i është gjetur një sasi e substancave narkotike, ndërsa tjetrit i janë gjetur 4800 euro.

Siç mëson Sinjali, substanca ka qenë e llojit marihuanë dhe dy të dyshuarit, pas kontrollit janë dërguar në stacion policor, ku edhe janë intervistuar.

Ndaj personit që u kap me drogë, Policia ka iniciuar rast “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa tjetrit i janë kthyer paratë.

/GazetaSinjali/