image Dy të arrestuar për drogë në Prishtinë

Siguri

Dy të arrestuar për drogë në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit të tyre, përfshirë shtëpinë, është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë të përgjithshme 209.1 gram, dy telefona celularë dhe 40 euro.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka”, thuhet në raportin e rregullt 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/