image Dy të arrestuar në Prishtinë, policia u gjen marihuanë gjatë kontrollimit të veturës

Kosovë

Dy të arrestuar në Prishtinë, policia u gjen marihuanë gjatë kontrollimit të veturës

news image

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, konkretisht rreth orës 02:30, në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, policia ka arrestuar dy persona pasi gjatë kontrollit të veturave ështe hasur substancë e dyshuar narkotike, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazeta Sinjali, substanca narkotike dyshohet se është e llojit marihuanë.

Rasti në fjalë është hapur si ‘posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Ndërsa pas intervistimit të dyshuarit janë liruar. /Gazeta Sinjali/