image Dy shoferë tentojnë të tejkalojnë përnjëherë në tunel, shpëtojnë pa u përplasur për "një fije floku"

Siguri

Dy shoferë tentojnë të tejkalojnë përnjëherë në tunel, shpëtojnë pa u përplasur për “një fije floku”

news image

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit nga shoferët e pandërgjegjshëm, në rrugët e vendit, të cilat po rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një raportim i tillë ka ardhur sot nga një sinjalizues, i cili ka kapur një rast të rrezikshëm që ka ndodhur në rruga Prizren – Zhur.

Në video shihen dy vetura të cilat tentojnë të tejkalojnë përnjëherë në vijë të plotë, brenda një tunel dhe gati sa nuk përplasen mes vete.

Me këtë veprim përveç vetes, ata rrezikojnë edhe veturat e tjera brenda tunelit.

Sipas tij, video është realizuar më 10 gusht në orën 16:20.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /Gazeta Sinjali/