image Dy qytetarë në Prishtinë gjuajnë me armë në një aheng familjar, intervenon Policia

Siguri

Dy qytetarë në Prishtinë gjuajnë me armë në një aheng familjar, intervenon Policia

news image

Dy persona janë arrestuar dje pasdite në Prishtinë.

Përveç që nuk e kanë respektuar vendimin e qeverisë duke organizuar aheng familjar, Policia njofton se ata dyshohet se kanë shtënë me armë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë kontrollit, Policia u ka gjetur atyre dy revole të tipit Zoraki dhe Ekol Special bashkë me 26 fishekë.

“Prishtinë 09.08.2020 – 16:07. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy revole Zoraki dhe Ekol Special si dhe 26 fishekë”, thuhet në raporton 24 orësh të Policisë.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali