image Dy persona vjedhin arkën me para në një market në Prishtinë, njëri bie në prangat e Policisë

Siguri

Dy persona vjedhin arkën me para në një market në Prishtinë, njëri bie në prangat e Policisë

news image

Një vjedhje ka ndodhur sot në lagjen Dardania në Prishtinë, ku cak i hajnave ka qenë marketi “Express store”.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se në këtë market kanë hyrë dy persona dhe e kanë vjedhur arkën, në të cilën kanë qenë rreth 100 euro.

Siç mëson Sinjali, njëri nga të dyshuarit tashmë është kapur nga Policia në lagjen Lakrishtë.

/GazetaSinjali/