image Dy persona therren me thikë në Prishtinë, bëhen për spital

Kosovë

Policia/ Dy persona therren me thikë në Prishtinë, bëhen për spital

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje ku si pasojë kanë përfunduar të dy me lëndime trupore.

Të dyshuarit kanë përfunduar në spital për tretman të mëtutjeshëm në Prishtinë.

Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur edhe një thikë e cila dyshohet se është përdorur gjatë rrahjes.

Sipas Policisë të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt por rasti ende është duke u hetuar./ Gazeta Sinjali/