image Dy persona të lënduar nga aksidenti afër Katedrales në Prishtinë

Kosovë

Detaje/ Dy persona të lënduar nga aksidenti afër Katedrales në Prishtinë

news image

Dy persona janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur mes tri veturave afër Katedrales në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:00 në afërsi të Katedrales, në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku të perfshira kanë qenë dy automjete. Në këtë aksident janë lënduar 2 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Sinjali/