image Dy persona rrahën në Prishtinë, njëri sulmon edhe policin e Kosovës

Kosovë

Dhunë/ Dy persona rrahën në Prishtinë, njëri sulmon edhe policin e Kosovës

news image

Dy persona gjatë ditës së djeshme janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin, ndërsa gjatë arrestimit njëri prej tyre ka sulmuar edhe zyrtarin policor.

Në raportin 24-orësh nga Policia e Kosovës, thuhet se dy personat që janë rrahur mes vete janë arrestuar, teksa zyrtari policor ka pësuar lëndime gjatë arrestimit të tyre.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Gjatë arrestimin një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore, pasi që njeri prej të dyshuarve i ka rezistuar arrestimit. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/