image Dy lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

Sociale

Dy lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

news image

Kompania e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për pëlcitjen e një gypi të ujit në lagjen “Dardania” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Për shkak të këtij defekti, ujësjellësi njofton se pa ujë të pijshëm janë një pjesë e lagjes “Dardania” dhe lagjes “Lakrishtë”.

“Sot rreth orës 06:00 ka pëlcitë gypi i ujit me diametër fi 80 mm në lagjen ” Dardania” në Prishtinë. Si pasojë e këtij dëmtimi, pa ujë të pijshëm janë një pjesë e lagjes ” Dardania” dhe ” Lakrishte””, thuhet në njoftimin e kësaj ndërmarrje.

KRU “Prishtina” bën të ditur se ekipet e mirëmbajtjes janë në vendngjarje dhe janë duke u marrë me sanimin./Gazeta Sinjali/