image Dy grupe u gjuajtën me armë zjarri rrugës për Gërmi, policia jep detaje

Kosovë

Dy grupe u gjuajtën me armë zjarri rrugës për Gërmi, policia jep detaje

news image

Sot rreth orës 13:00,  policia ka pranuar informatën se në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Bazuar në të dhënat e para dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri në mes të dy grupeve, të cilët kanë vazhduar të shtënat edhe pasi janë futur në veturat e tyre, me të cilat kanë lëvizë në rrugën e sipërshënuar.

Nuk raportohet për të lënduar, policia po punon në identifikimin e personave që dyshohet se gjuajtjen me armë.

“Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, tha policia, transmeton Sinjali.