image Dy femrave në Prishtinë iu vidhen kuletat dhe telefonat

Siguri

Dy femrave në Prishtinë iu vidhen kuletat dhe telefonat

news image

Të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë dy persona kanë arritur që t’ua vjedhin kuletat dhe telefonat mobilë dy femrave në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00.

Policia nuk ka raportuar për ndonjë person të lënduar gjatë grabitjes, por ka bërë të ditur se rasti në fjalë është duke u hetuar./Gazeta Sinjali/