image "Kishin armë...", dy burra tentojnë ta rrëmbejnë një nxënës në Prishtinë

Siguri

“Kishin armë…”, dy burra tentojnë ta rrëmbejnë një nxënës në Prishtinë

news image

Një person i mitur gjatë ditës së djeshme pasi ka dalë nga shkolla në Prishtinë është tentuar që të rrëmbehet nga dy persona.

Policia ka bërë të ditur se nxënësi ishte tentuar që të futet me dhunë në veturë nga dy persona, të cilët kishin edhe një armë të gjatë, raporton Gazeta Sinjali.

Nxënësi ka arritur që të largohet nga të dyshuarit, të cilët kanë ikur në një drejtim të panjohur.

Viktima kishte arrit të largohet dhe në veturën e të dyshuarve kishte vërejtur se kishte qenë një armë e gjatë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaSinjali/