image Dy azilantë nga Maroku dhe Palestina tentojnë të thyejnë një market në Prishtinë, kapen nga policia

Siguri

Dy azilantë nga Maroku dhe Palestina tentojnë të thyejnë një market në Prishtinë, kapen nga policia

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të huaj të cilën kanë tentuar të kryejnë vjedhje të rëndë në një market në rrugën “Bill Klinton” mbrëmë rreth orës 23:00 në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, njëri nga të arrestuarit është një 25-vjeçar nga Maroku dhe një 30-vjeçar nga Palestina.

“Informatat e shpejta nga ana e rojeve të sigurisë kanë mundësuar një reagim efikas të policisë që ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të dy personave të dyshuar, të cilët me forcë kishin depërtuar brenda marketit. Personat e dyshuar: T. O,  mashkull 25 vjeç, shtetas i Marokut dhe
Y.H , mashkull 30 vjeç, shtetas i Palestinës
“, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia njofton se dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar rast për veprën “vjedhje e rëndë në tentativë”./Gazeta Sinjali/