image Dy aksidente në të njëjtën kohë në magjistralen Prishtinë - Pejë

Kosovë

SIguri/ Dy aksidente në të njëjtën kohë në magjistralen Prishtinë – Pejë

news image

Sot rreth orës 16:30 në magjistralen Prishtinë- Pejë, kanë ndodhur në të njëjtën dy aksidente.

Në fshatin Sllatinë dy vetura janë përplasur mes vete, ku sipas zëdhënësit të Policisë, Bajram Krasniqi nuk ka të lënduar.

Ndërkaq, në aksidentin tjetër i cili ka ndodhur në Mleqan, në po të njëjtën kohë mes dy veturave, ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

‘’Në magjistralen Prishtinë- Pejë, kanë ndodhur dy aksidente në të njëjtën kohë, rreth orës 16:30 në Sllatinë janë dy vetura të përfshira, nuk ka të lënduar. Aksidenti tjetër, i cili ka ndodhur poashtu në të njëjtën kohë, në Mleqan edhe aty janë përplasur dy vetura, por ende nuk kem informacione për të lënduar’’, ka thënë Krasniqi./Gazeta Sinjali/