image Duke ikur nga qentë, një person goditet nga vetura në Prishtinë

Kosovë

Siguri/ Duke ikur nga qentë, një person goditet nga vetura në Prishtinë

news image

Një këmbësor ka mbetur i lënduar, pasi është goditur nga një veturë në “Rrugën C” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00. Këmbësori i aksidentuar është dërguar për në QKUK në Prishtinë.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Ka ndodhur një aksident trafiku, një person është goditur nga një veturë. I aksidentuari është dërguar në QKUK”, tha Krasniqi.

Ndërsa, sipas dëshmitarëve të rastit, ngjarja ka ndodhur për shkak se një i moshuar duke tentuar t’i ikte kafshimit të qenve, u godit nga një veturë, e cila ishte me shpejtësi./Gazeta Sinjali/