Rastet kur produktet pa afat shiten në marketet e Kosovës nuk janë të rralla. Një rast i tillë ka ndodhur sot në marketin “Express Store” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesi i Gazetës Sinjali ka dërguar disa fotografi të produktit “Lush Dark” që ka blerë sot në këtë market, afati i të cilit ka 8 ditë që ka skaduar.
Në fotografitë e dërguara në adresë të Sinjalit shihet se data e skadimit të këtij produkti është 15 tetori i këtij viti. Pra, pavarësisht kësaj ky produkt ka vazhduar të qëndroj në raftet e këtij marketi, deri sot ku dhe është blerë nga një konsumator.
Sipas sinjalizuesit marketet në Kosovë duan të “na mbysin me gjëra pa afat”.
“Se ne duan të na mbysin me gjëra pa afat”, tha ky sinjalizues për Sinjalin.
Sinjalizuesi ka dërguar edhe faturën, nga e cila dëshmohet se produkti në fjalë “Lush Dark”, është blerë sot.
Kujtomë se Gazeta Sinjali edhe më parë kishte raportuar raste të tjera të qytetarëve të cilët në marketet e ndryshme në Kosovë kishin blerë produkte me afat të skaduar, apo produkte të cilat ishin të prishura.
Më poshtë gjeni disa prej tyre.