image Qytetari bleu Monte me afat të skaduar në INTEREX në Pejë

Sinjalizime

Qytetari bleu Monte me afat të skaduar në INTEREX në Pejë

news image

Blerja e produkteve ushqimore në marketet në Kosovë, po rezulton të jetë problematike për qytetarët. Sinjali pak më herët raportoi se një qytetar ka blerë djathë të mykur në ETC në Gjakovë.

Kurse, një rast tjetër ka ndodhur në INTEREX në Pejë, ku sipas një Sinjalizuesi, produkti Monte me çokolatë që ka blerë në këtë market ishte me afat të skaduar.

Sinjalizuesi ka thënë për Sinjalin se ai kishte kryer blerjen me datën 27 shtator, kurse produktit që ai kishte blerë i kishte skaduar afati më datën 24 të atij muaji.

Ky sinjalizues ka dërguar edhe fotografi ku shihet data e blerjes së produktit dhe data e skadimit të Montes.

Nga kjo faturë shihet se monte ka kushtuar 1 euro e 40 centë. /Gazeta Sinjali/