image Droga që po transportohej me 'taxi' dhe krejt çfarë iu gjeti Policia 5 të arrestuarve në Prishtinë

Siguri

Droga që po transportohej me ‘taxi’ dhe krejt çfarë iu gjeti Policia 5 të arrestuarve në Prishtinë

news image

Mbi 20 kg drogë, para, armë e mjete tjera u gjeti Policia e Kosovës 5 personave të arrestuar mbrëmë, të cilëve u dështoi plani për transportimin e dy thasëve me marihuanë.

Siç raportoi Gazeta Sinjali, Policia arriti fillimisht t’ua prishte atyre planin mafijoz për transportimin e dy thasëve me drogë, përmes një veture që mbante si mbishkrimin e një firme taxi dhe përcillej nga dy vetura tjera përpara.

Vetura ku gjendej droga, vozitej nga një person i cili ishte paguar me 50 euro për këtë shërbim. Atyre megjithatë u dështoi plani pasi u ndaluan nga Policia dhe u arrestuan. Me urdhër të gjykatës, gjithashtu u bastisën vendbanimet e personave të arrestuar.

Fillimisht u kontrollua një banesë në rrugën “Ahmet Korenica” në kryeqytet të cilën ata e shfrytëzonin për fshehjen e narkotikeve. Aty u gjetën 5 paketime marihuanë me peshë 6 kg e 206 gramë, 3 peshore elektronike , qese për paketimin e narkotikëve, folije alumini, një palë doreza dhe një armë e zezë dhe 3 fishekë. Ndërsa në banesën e të dyshuarit A.SH. janë gjetur 11 paketime dhe një cigare e mbushur me marihuanë me peshë prej 25.1 gramë. Te B.D janë gjetur dhe konfiskuar një shumë e parave prej 7,240 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga vepra penale e shitjes se narkotikëve. Te vozitësi i ‘taxit’, R. I janë konfiskuar 50 euro ( pagesa e transportit) . Te A.D. u konfiskuarn 205 euro.

Gjithashtu janë konfiskuar 5 telefona celularë dhe tri veturat e përfshira në planin e transportimit të drogës.

Rastin e ka konfirmuar tashmë edhe Policia përmes një komunikate për media. Më poshtë gjeni fotografitë e Policisë me materialin i cili iu gjet personave që tashmë ndodhen në mbajtje. /Gazeta Sinjali