image Drejtori i Investimeve Kapitale thotë se është nënshkruar kontrata për rindërtimin e rrugës “Muharrem Fejza” në kryeqytet

Kosovë

Drejtori i Investimeve Kapitale thotë se është nënshkruar kontrata për rindërtimin e rrugës “Muharrem Fejza” në kryeqytet

news image

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka thënë se është nënshkruar kontrata e projektit për rindërtimin e rrugës “Muharrem Fejza” në kryeqytet, shkruan Gazeta Sinjali.

Banorët e kësaj rruge në lagjen Mati 1 të kryeqytetit, në vazhdimësi janë ankuar për probleme e parregullsi të shumta, për arsye se kjo rrugë, ka qenë thuajse tërësisht e shkatërruar.

Më në fund, pas 17 muajve zgjatje të procedurave të tenderimit, është nënshkruar kontrata e projektit: Rindërtimi i rrugës “Muharem Fejza”. Poashtu kanë përfunduar procedurat e stërzgjatura në projektin: “Ndërtimi i rrugës Vakovc-Flotacion”, ka shkruar Mehmeti në Facebook. /Gazeta Sinjali/