image Dorëzohet kallëzimi penal kundër Liburn Aliut

Drejtësi

Dorëzohet kallëzimi penal kundër Liburn Aliut

news image

Ndërmarrja Publike Banesore sot ka dorëzuar pranë Prokurorisë Speciale kallëzim penal kundrejt Liburn Aliut, ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Sipas NPB-së, Aliu përmes veprimeve të tij ka tejkaluar përtej çdo dyshimi kompetencat dhe kësisoj tashmë i ka shkaktuar dëm jashtëzakonisht të madh interesave ekonomike dhe pronësore të saj.

Në këtë kallëzim penal prej dhjetë faqesh, NPB ka argumentuar se si ku dhe si është shkelur legjislacioni në fuqi nga Aliu, asisoj që i njëjti ka konsumuar veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Projekti i ndërtimit që e kanë vënë në shënjestër Aliu përbën parakusht për të arritur qëllimin publik të NPB-së në raport me realizimin e të drejtës së banimit për shumë qytetarë në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e tyre./GazetaSinjali/