Mot i mirë dhe me diell si ky i së dielës nuk pritet të mbajë edhe gjatë ditëve tjera të javës, kështu bënë të ditur “Prishtina Weather”.
Të hënën paradite pritet që moti të jetë i butë derisa në mbrëmje priten reshje bore.
Edhe gjatë të martës pritet të ketë reshje bore, për tu përmirësuar moti pastaj të mërkurën ku do të ketë mot më të butë dhe me intervale kohore të diellit.
“Nga dita e mërkurë gjatë ditës parashihet të mbajë mot më i butë. Prej ditës së enjte edhe me më shumë diell. Orëve të mëngjesit mbesin mundësitë për ngrica, e në vise të ulëta edhe për mjegull/mjegullinë”.