image Disa rrugë të "Lagjes së Spitalit" në Prishtinë janë pa rrymë që tri orë

Sociale

Disa rrugë të “Lagjes së Spitalit” në Prishtinë janë pa rrymë që tri orë

news image

Disa rrugë të “Lagjes së Spitalit” në kryeqytet kanë mbetur pa rrymë sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Një banor i kësaj lagjeje ka thënë për Gazetën Sinjali se rryma është ndërprerë që më shumë se tri orë.

Ai thotë se banorët e kësaj pjese nuk janë njoftuar paraprakisht se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike sot.

Gazeta Sinjali ka provuar që të kontaktojë me KEDS-in për këtë rast, për të kuptuar arsyen e ndërprerjes së furnizimit me rrymë në këtë lagje dhe nëse ka gjasa që energjia të kthehet sonte, por nuk ka pranuar përgjigje./Gazeta Sinjali/