image Disa klasë në shkollën "Hasan Prishtina" kalojnë në mësim online

Arsim

Disa klasë në shkollën “Hasan Prishtina” kalojnë në mësim online

news image

Nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Hasan Prishtina”, do të vazhdojnë me mësim online.

Ky skenar do të aplikohet deri më 2 shkurt. Arsyeja e kalimit në mësim online është rritja e numrit të mësimdhënësve dhe nxënësve me COVID-19.

Cikli parashkollor deri në klasë e pestë do të mbajnë mësim me prani fizike.

/GazetaSinjali/