Everton ishte planifikuar të përballej në ndeshjen e sontme kundër Manchester Cityt, por kjo ndeshje është anuluar.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Manchester City, të cilët kanë treguar se në skuadrën e tyre janë konfirmuar disa raste të reja pozitive me COVID-19, shkruan Sinjali Sportiv.
“Bazuar në këshillat mjekësore, Premier League, në konsultim me të dy klubet, kanë vendosur të shtyjnë ndeshjen”, thuhet në njoftimin e skuadrës angleze.
Po ashtu, City bëri të ditur se ata që kanë rezultuar pozitivë do të izolohen.